The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Biznesi amerikan: Na mbyti korrupsioni, problem monopoli e taksat e larta- News, Lajme - Vizion Plus

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by Admin in Top 10
16 Views

Description

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset e huaja nuk vijnë të hapin aktivitet në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë. Deklarata e forte vjen nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, sipas të cilit bizneset e rendisin këtë fenomen në top listën e shqetësimeve të tyre.
Problemi i parë që ata përmendin janë monopolet që operojnë në tregun vendas. Kjo është një mënyrë pak elegante për të pranuar nivelin e korrupsionit.
Korrupsioni është shumë i përhapur dhe po pengon investimet e huaja në Shqipëri. Ka ardhur koha që qeveria ta shoh problemin në sy dhe ta luftojë atë.
Jaço tha se bizneset e huaja po largohen për shkak të këtij fenomeni. Si rast konkret ai vuri ne dukje kompaninë amerikane që kërkon të investojë 3 mln dollarë, por ende nuk ka nisur punë, në aeroportin Nënë Tereza.
C’mund të themi më kur kompania ka fituar një tender. Ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Dhe ende nuk ka një kontratë në dorë. Unë mendoj se vitet në vijim do të jenë problematik për vendin në rast se nuk do të marrë masë për të luftuar  korrupsionin, pasi në vijim priten një sërë investimesh na rajonin e Ballkanit, por pyetja është a do përfitojë Shqipëria?
Sipas Dhomës Amerikane, pas korrupsionit, barra e taksave është arsyeja e dytë pse nuk vijnë investitorët e huaj në Shqipëri.
Shqipëria nuk ka nivel konkurrues të taksave në rajon. Kemi vende që janë shumë konkurruese, të cilat vendosin dhe incentiva tatimore. Kjo e bën Shqipërinë të mos konkurrojë me taksat. Por ka edhe një problem akoma më të madh. Ndryshimi i shpeshtë i tyre, i ligjeve fiskale.
Për këto problematika Dhoma Amerikane thotë se do të nisë një dialog me partnerët me qëllim përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS