Fiks Fare/ Gjykata lë në të njëjtën banesë dhunuesin dhe të dhunuarën
Description
Bashkëshorti e dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gjykata jep vendimin që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Katër urdhra mbrojtje nuk i dhanë fund torturës së nënës së 3 fëmijëve të mos dhunohej sistematikisht nga ish bashkëshorti i saj. Edhe pse duhet të ishte një shembull i një kryefamiljari të mirë, të paktën fëmijët e tij, edhe me këta të fundit ushtron dhunë psikologjike madje shkon edhe me tej. Ai dhunon nënën në sy të tyre si dhe kryen veprime të turpshme po në prani të tre fëmijëve të mitur. Veprime të cilat janë të rënda për psikologjinë e një adulti kur përballet me to, ndërsa për fëmijët janë shokuese. Në fakt ky problem nuk mbaron me kaq për këtë zonjë, por bëhet akoma dhe më i rëndë kur gjykata në urdhrin e fundit të mbrojtjes jep vendimin e shkurtuar se të dhunuarit duhet të qëndrojnë në të njëjtën banesë me dhunuesin. Fiksi disponon urdhërat e mbrojtjes dhënë nga gjykata ku në tre prej tyre përcaktohet se dhunuesi duhet të qëndroj larg banesës ndërkohë në të fundit me një vendim të shkurtuar gjykata nuk përcakton largësi të dhunuesit duke e lënë në të njëjtën banesë me të dhunuarën.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Comments