The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Përplasen 3 makina, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur në gjendje të rëndë! Trafiku në Fushë-Krujë 10 km

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by Admin in Top 10
13 Views

Description

FUSHË- KRUJË- Një aksident rrugor tepër i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Tiranë- Fushë Krujë, ku janë përplasur tre automjete, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Gazetari i Report Tv, Jul Shota raporton se të plagosur që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, e ndërsa mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve. Në aksident janë përfshirë automjeti Volksëagen Touran me targa AA 492 PY, mjeti tip Benz me targë AA 722 NT dhe një autobus me udhëtarë nga Shkodra me targa AA 358 DG . Mësohet se shkak ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve, por nuk dihet ekzaktësisht se cili prej automjeteve. Si pasojë e aksidentit është shkaktuar një trafik i rënduar në dy kahet e saj prej 10 km.

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS