"Po më tingëllon si Rama", Lela përplaset me Meçen në Real Story: Mjaft bëmë si misionarë
Description
Inxhinieri i Ndërtimit Arben Meçe tha në emisionin “Real Story” në News 24 se ndërtimet në zonën e plazhit janë bërë pa leje ndërtimore dhe të gjitha këto prova ndodhet të dokumentuara me firmën e atyre që ndërtuan. Por kjo ka hasur replikën e fortë të analistit Alfred Lela, i cili tha po i duket sikur po dëgjon kryeministrin Rama dhe se gjuha e misionarit duhet të marr fund.
Pjesë nga debati:
Arben Meçe: Të gjitha ndërtimet në zonën e plazhit janë bërë pa leje ndërtimore. Të gjitha janë bërë nga 2006 deri më 2009 – 2010. Kjo do të thotë se për këto objekte dosja është e kompletuar për të dënuar këta persona.
Alfred Lela: Mua kjo gjuha e misionarit mua ma shpif. Edhe në Thumanë qenka ndërtuar kështu? Ta bëjmë diskutim. Boll më me këto si misionarë. Sikur je kryeministri, po më tingëllon si Rama.
Arben Meçe: A ta mbaroj të lutem. Të gjithë objektet që janë ndërtuar në zonën e plazhit kanë dosjet të hapura. Ju të gjithë e dini se nuk dënojmë ne, por dënon Prokuroria. Në atë vend është ndërtuar jashtë standardeve. Nëse në një objekt janë ndërtuar 7 kate mbi 3 kate, normal kemi probleme. Prokurorisë i duhen 10 ditë deri në 3 muaj që të verifikojë.
Alfred Lela: Ndërtesat janë si njerëzit, janë të ndryshme. Ku ta dimë se ku është problemi. Nuk janë të gjitha njësoj.
Arben Meçe: Të gjitha ata objekte janë pa projekt, kanë firmë, pra e kanë provën e krimit brenda. Në plazh nuk është goditur asnjë provë krimi, sepse provat e krimit janë në dokumente. Është prova, këta i ke në burg, pikë.
Comments