The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Top News - ‘Ushtria private e Putinit’/ Wagner Group nën akuza për vrasje e përdhunime

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by in Top 10
14 Views

Description

Mercenarët e Wagner Group të Vladimir Putinit, janë akuzuar për vrasje fëmijësh dhe përdhunim grash në republikën qendrore afrikane, të shënjuar nga lufta. Organizata paraushtarake ruse, thuhet se ekzekutoi burra në një xhami pasi moska dërgoi qindra trupa në vend që të ndihmojnë në betejën me rebelët e armatosur. Rusia ka mohuar që ka dislokuar anëtarë të rregullt të ushtrisë por ka pranuar se ka dërguar më shumë se 500 instruktorë ushtarakë në republikën qendrore afrikane. Grupi Ëagner i Putin Në republikën qendrore afrikane, përbëhet nga rreth 200 pjesëtarë që janë cilësuar super-humanë dhe janë në fakt forca speciale elitë. Muajin e kaluar ata u detyruan të largoheshin nga zona e luftës në mozambik, cka bërë që shteti islamik atje të ndërmerrte një masakër të vërtetë. Grupi besohet se kontrollohet nga Yevgeny Prigozhin, një miliarder rus i njohur si shefi i Putinit. OKB tha në mars se luftëtarët operonin në vend dhe shprehu shqetëism se ata mund të ishin fajtorë për abuzime të rënda. Radio France ka bërë një hetim të gjerë mbi grupin dhe ka dokumentuar të paktën 26 ekzekutime të kryera nga grupi. Rusia ka një marrëveshje me Republikën qendrore afrikane, ku ajo i lejon aksesin në depozitat e arit, diamantëve dhe uraniumit. Ky është një nga vendet më të varfra në botë dhe e ka marrë pavarësinë nga franca në 1960-ën. Pamje satelitore të publikuara muajin e shkuar tregonin se ushtarët rusë kishin tanke të mjaftueshëm për të zbrapsur një ushtri. Pamje të deklasifikuara të inteligjencës, tregojnë ushtrinë private të Putinit, që përdor pajisje ushtarake ruse edhe në Libi. Ëagner Group, thuhet se ka rreth 5 deri 10 mijë ushtarë që përhapin kaos nëpër botë, të pajisur me tanke dhe artilieri .

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WagnerGroup#VladimirPutin#TopChannel

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS