Top News - 1 prill me borë e acar në Evropë/Rikthehet dimri në pranverë, -20 gradë në Ukrainë e Rusi
Description
Në një kohë kur të gjithë prisnin pranverën, në Gjermani duket se është rikthyer dimri, dhe kjo ndodh në ditën e parë të prillit. Disa rajone të vendit janë mbuluar nga bora ndërkohë që shërbimi meteorologjik i vendit raporton reshje të konsiderueshme në shumë zona me disa pjesë të autostradës që lidh north Rhine Vestfalinë që duhen pastruar nga akulli. Dhe reshjet do të vazhdojnë edhe pas të premtes, me akoma më shumë borë në gjermaninë qendrore dhe atë jugore.
Dhe është në fakt e gjithë evropa lindore që do të kalojë një fundjavë të ftohti arktik me pak shpresa për një përmirësim të shpejtë të kushteve të motit. Dhe ky acar pranveror, gjatë javës së ardhshme, do të zhvendoset mbi Rusi.
Më herët, kjo vorbull polare kaloi nëpër SHBA dhe Kanada ndërkohë që tani ka lënë pas britaninë e madhe dhe është vendosur mbi evropë. Ky dimër ka qenë i butë dhe pa shumë dëborë në kontinentin evropian, cka duket se ishte rezervuar për këto ditë pranvere. Dhe temperaturat e ftohta do të mbeten për disa ditë, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Poloninë, Sllovakinë, Moldavinë e Rumaninë, për tu zhvendosur edhe më tej në perëndim në evropën perëndimore e qendrore e madje edhe në gadishullin ballkanik. Në ukrainë dhe rusinë perëndimore, temperaturat pritet të bien deri në -15 ose -20 gradë celcius. E përvec gjermanisë, bora këtë të premte ka mbuluar dhe ka shkaktuar jo pak probleme edhe në Francën veriore apo në holandë, ku xhupat e trashë, dorezat dhe shalli janë rikthyer sërish e madje janë ndezur edhe alarmet e motit të keq në shumë rajone.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Moti#Evrope#TopChannel
Comments