The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Top News - Koronavirusi/ Dyqanet nën sulm, përse njerëzit janë fiksuar pas letrës higjienike?

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by Admin in Top 10
11 Views

Description

Maskat ishin të parat që u zhdukën.


Më pas dezinfektuesit e duarve. Tani, blerësit e tmerruar nga koronavirusi janë vënë pas një tjetër preje…letrës higjienike. Tregtarët në SHBA dhe Kanada, kanë filluar të kufizojnë numrin e pakove me letra higjienike që mund të blihen. Disa supermarkete në Britani, nuk kanë më. Ato në Australi, kanë punësuar roje shtesë sigurie për të mbajtur nën vëzhgim blerësit. Madje një gazetë australiane, shkoi deri atje sa printoi tetë faqe shtesë, në një edicion të fundit – letër higjienike në rrethana emergjence – shkruante ajo.

Por përse? Letra higjienike nuk ofron ndonjë lloj mbrojtjeje kundër virusit. Ajo nuk konsiderohet as një domosdoshmëri për emergjencat, si qumështi dhe buka. Steven Taylor, psikolog, thotë se në krahasim me pandemitë e të shkuarës, reagimi global ndaj koronavirusit të ri, ka qenë një nga më të tmerrshmit.

“Kur njerëzve u thuhet se diçka e rrezikshme po vjen, pro gjithçka që duhet të bësh është të lash duart, këshilla nuk duket në proporcion me rrezikun”, thotë Taylor.

Rreziqet speciale kërkojnë masa speciale. Disa vende kanë vendosur karantinat. Njerëzit blejnë letër higjienike dhe gjëra të tjera, për t’u përgatitur në rast se kjo do të ndodhë edhe në qytetet e tyre. Imazhet e rafteve të zbrazura dhe karrocave të mbushura plot, kanë qenë të kudogjendura. Njerëzit shohin imazhet e blerëve të tmerruar dhe mendojnë se ka arsye për t’u përfshirë nga paniku po ashtu. Për më tepër, është e natyrshme të jesh i përgatitur. Ti do të shpenzosh para për letër higjienike në një pikë apo në një tjetër, kostoja e vetme shtesë është se ti e bën këtë më shpejt, dhe jo më vonë. Dhe kjo mani për të patur gjithçka në shtëpi, jep sipas ekspertëve edhe një ndjesi kontrolli. Edhe blerja e letrës higjienike, e bën këtë. Ajo iu jep njerëzve ndjesinë se kanë bërë gjithçka që mundeshin për t’i bërë ballë sa më mirë situatës.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#coronavirus#Dyqanet#TopChannel

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS