The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

“Negociatat, problem i BE”/Rama: Na thuhet që Europa do të martohet me ne, por...

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by in Top 10
10 Views

Description

Kryeministri Edi Rama nga forumi “Europa Park” në Mynih, përsëriti shqetësimin për hapat e ngadaltë të BE-s në lidhje me zgjerimin dhe përfshirjen në familjen evropiane të Ballkanit Perëndimor.


“Presidenti Makron ma ka përsëritur shpesh se në qoftë se biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë, kjo nuk do të jetë e lehtë për shkak të Marie Lepen, së djathtës etj etj për shkak të zgjedhjeve. Pra na duhet të prisnim zgjedhjet që janë kaq të shumta në BE. Problemi është që ata nuk e thonë këtë, sepse i thash pse nuk e thua publikisht që, shikoni djema ne ju pëlqejmë ju duam shumë, duam që t’u marrim por për momentin na duhet të lyejmë shtëpinë. Jo nuk e thonë publikisht, por thonë që ah këta shqiptarët kanë probleme, kanë këtë kanë atë. Kjo shkakton një problem në vend pasi opinioni publik e dëgjon dhe mendon sikur ne jemi ata që po bëjmë gjënë e gabuar, e jo Makroni që është duke u përballur me zgjedhjet”.

Për pritshmëritë e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri bëri këtë koment.

“Është marrë vendimi për të çelur konferencën e parë ndërqeveritare, por pozicioni për ne është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën, që nuk e vëmë në pikëpyetje. Na thuhet që Evropa do të martohet me ne por si mund të martohesh, kur nuk flet. Pra duhet të martohemi me ju por nuk jemi gati të flasim”.

Anëtarësimi është një tjetër histori theksoi kryeministri Edi Rama ndërsa, negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona, sepse negociatat, udhërrëfyesi janë mjetet për ti bërë shtetet tona vende të besueshme demokratike.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#Negociatat#TopChannel

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS