The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Emisioni 112, ep9 - Persona të armatosur në banesë?! / Dy djem bllokohen në ballkonin e apartamentit

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by Admin in Top 10
10 Views

Description

TIRANË - Dy persona të bllokuar prej disa orësh në një ballkon në zonën e Astirit vënë në lëvizje efektivët e policisë ndërsa me ta bashkohen dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar dy të rinjtë nga ballkoni në katin e 5-të zjarrfikësit të ndihmuar nga efektivët e policisë ngjiten në katin e 6 të pallatit duke u lëshuar me litar. Skena e filmuara nga kamera e trupit duket si një skenë filmi veçse ka ndodhur realisht në Tiranë.

Në një tjetër apartament në Tiranë pronari lajmëron policinë se brenda banesës i kanë hyrë persona të armatosur për të vjedhur dhe se ata janë ende brenda të bllokuar në apartament! Efektivët e Policisë ngjiten me shkallë metalike nga ballkoni i banesës pasi dera ishte e bllokuar. Teksa futen në banesë nxjerrin armët për çdo situatë të papritur.

Ndërsa në segmentin e fundit të emisionit 112 për këtë javë ju tregojmë ndalimin nga njësia Shqiponja të një makine në Rrugën e Elbasanit pas raportimit se në të kishe armë.

Shikoni emisionin e plotë "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri për të parë përfundimin e 3 ngjarjeve të mësipërme.

Gazetar: Antonio Çakshiri
Lexoi tekstin: Besard Jacaj

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS