The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Vasjari në "Real Story": Sakos iu bë presion. Balla: Nuk e besoj, ta thotë publikisht

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by Admin in Top 10
9 Views

Description

Analisti Arian Vasjari dha një informacion në “Real Story”, që sipas tij mbetej për t`u konfirmuar, ku bëhet fjalë se ish-kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen për shkak të presionit. Sipas tij, Sakos i është bërë presion pasi kërkoi që Prokuroria të hetojë dëmtimet e banesave në Durrës dhe lejet e ndërtimit. Vasjari nuk dha detaje për burimin, por sipas tij burimi është i sigurt.
“Unë kam një informacion, që mbetet për t`u verifikuar. Kryebashkiakja e Durrësit iku sepse i është bërë presion. Ajo ka kërkuar hetim”, tha ndër të tjera Vasjari. Ndërkohë, drejtuesi i emisionit “Real Story”, Sokol Balla replikoi në lidhje me këtë pohim të analistit Vasjari. Gazetari Balla tha se nuk e beson këtë informacion, pasi sipas tij, nëse do të qëndronte, Valbona Sako duhet të dilte ta thoshte publikisht.
“Unë nuk e besoj këtë. Nuk e besoj sepse nëse do ishte kështu, kryebashkiakja duhet të dilte dhe ta thoshte publikisht; unë po iki, se më është bërë presion”, tha ndër të tjera gazetari Balla. Ndërkohë, ai shtoi se një informacion i tillë merret me rezervë, ndërsa e ftoi kryebashkiaken e dorëhequr të Durrësit të fliste publikisht, nëse i është bërë një presion i tillë.

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS