The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Top News - Kreditë me problem/ BSH-u rritën gjatë shtatorit

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by in Top 10
11 Views

Description

Kreditë e këqija pësuan një rritje të lehtë për muajin shtator dhe arritën në 8.3%, nga 8.13% që kishte qenë për gushtin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se as në muajin e parë të daljes nga moratoriumi i pagesave ky tregues nuk shënoi rritje shumë të lartë. Kjo ishte e pritshme, duke qenë se afati i përcaktuar nga kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë për t’i klasifikuar kreditë si problematike është të paktën 90 ditë. Raporti i kredive me probleme është rreth dy pikë e gjysëm më i ulët krahasuar me vitin e kaluar dhe gjatë gjithë vitit 2020 ka qenë i qëndrueshëm në intervalin me 8.1% dhe 8.3%. Gjatë tremujorit të tretë bankat kanë ndjekur një qasje më të kujdesshme dhe kanë rritur privilegjet krahasuar me dy tremujorët e parë të vitit. Por tashmë pas kufizimeve te dyta që u ndërmorën gjatë valës së dytë bankat duhet ende të kuptojnë pasojat që do reflektohen ne ekonom edhe në sektorin bankar. Duke qenë se masat e përkohshme rregullatore janë shfuqizuar, tashmë efektet e valës së dytë të pandemisë mund të përcillen më shpejt. Deri në mesin e këtij viti, bankat dhe institucionet financiare shtynë rreth dy miliardë euro portofol kredie, ndërsa një pjesë e huamarrësve vendosën të përfitonin edhe nga periudha e dytë e shtyrjes, në periudhën qershor-gusht. Nëse ekonomia mbyllet sërish, Banka e Shqipërisë mund të vendoset para dilemës për të riaktivizuar masat prudenciale që mori në pjesën e parë të këtij viti. Por në deklarimet e fundit publike, drejtuesit e BSH kanë lënë të kuptohet se janë kundër përcjelljes së mëtejshme të kostove të krizës te bankat, çka nënkupton se një moratorium tjetër në bllok nuk është një zgjidhje e preferueshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BSH#Kredite#TopChannel

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS