Top News - Mediat Greke, Haga/ Ok për ne, problem mbetet Turqia
Description
Mediat greke e kanë komentuar si pozitive dakortësinë e arritur me Shqipërinë për ta zgjidhur ngërcin e hershëm të cështjes së detit me palë të treta, përkatësisht Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë. Nisur nga fakti që Gjykata Kushtetuese në Shqipëria nuk është aktualisht funksionale, hendeku ishte I qartë, sipas një pjesë të shtypit grek qe shfaq serish nje droje te hershme lidhur me Turqine. Kështu sipas mediave në vendin fiqnj, është e qartë se Ankaraja nuk e dëshiron zgjidhjen e e një tjetër cështjeje të mbetur pezull mes Greqisë dhe një vendi fqinj të saj. “Nga Athina, vërehen me shqetësim iniciativa të ndryshme shqetësuese turke lidhur me Shqipërinë fqinje , të tilla si, për shembull, shtrirja e nje skele në portin e Vlorës për përdorimin e marinës turke,”– thuhet në një artikull. CNN grek thekson se kjo marrëveshje bazohet në angazhimin e palëkundur të të dy vendeve ndaj legjitimitetit ndërkombëtar dhe parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve. Ai citon ministrin e jashtëm grek Nikos dendias të pohojë mes të tjerash se “nuk duhet humbur kohë. Kemi arritur shumë në marrdhëniet tona dhe e kemi vetë në dorë që t`I cojmë ato një hap më tej”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mediat#TopChannel
Comments