The Most Viewed Videos of all Time
Welcome
Login / Register

Top News - Raporti për Shqipërinë/ ‘Problem drejtësia dhe korrupsioni’

Thanks! Share it with your friends!

URL

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Sorry, only registred users can create playlists.
URL


Added by in Top 10
17 Views

Description

Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë efektet e pritshme në luftën kundër korrupsionit. Ky është thelbi i raportit më të fundit të BERZH për Shqipërinë.

Raporti i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim , i cili këtë vit është përqendruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për shkak të krizës së Covid-19, konstaton se treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficienca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik.

Pikët renditen nga 1 në 10, ku 10 përfaqëson nivelin më të lartë që i korrespondon standardeve të një ekonomie të qëndrueshme tregu.

Sipas vlerëimit të BERZH, pikëzimi për mirëqeverisjen e Shqipërisa ra nga 5.16 në vitin 2019, në 4.5 në 2020, duke qenë vendi i dytë me qeverisjen më të keqe në Europen Juglindore, pas Bosnjë Hercegovinës.

“Pikët kanë rënë në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që masin efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin për zbatimin e rregullave”, thuhet në raport.

Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në ekonominë e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin.

Sipas raportit, gjatë periudhës 2016-20, rezultatet për efektivitetin e gjykatave dhe pavarësinë e gjyqësorit kanë rënë në shumë vende. Në të kundërt, rezultatet për qeverisjen elektronike, mbrojtja e të drejtave të pronës dhe zbatimi i kontratave janë përmirësuar në përgjithësi.
Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat anti-korrupsion, përputhjen me standardet e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qeverisjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BERZH#ReformaneDrejtesi#TopChannel

Post your comment

Comments

Be the first to comment
RSS